Pak si rezultat i reshjeve intensive të rëna gjatë javës së shkuar e pak nga mungesa e ndërgjegjësimit të qytetarëve , të cilët hedhin mbetje në shtratin e kanalit kryesor, ky i fundit u bllokua duke shkaktuar vështirësi në kullimin e tokave.
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Ujësjelles Kanalizime dhe Inpektoriatin e Mbrojtjes së Territorit kanë bërë të mundur hapjen e kolektorit
Disa herë specialistët e bujqësisë në Bashkinë Shkodër kanë apeluar drejt banorëve për më shumë bashkëpunim duke u kujdesur për kanalet që të mos hedhin mbetje të ndryshme. Kolektori i Dracinit mbetet i një rëndësie të veçantë pasi bën të mundur kullimin dhe mbledhjen e ujrave të shiut në të gjithë zonën e Perashit.