Pak ditë më parë në sallën e Këshillit të Bashkisë Shkodër, u zhvillua dëgjesa publike në lidhje me propozimin që ka nisur për vendosjen e parkimeve me pagesë në qytetin e Shkodrës.
Gjatë mbledhjes u propozuan dy segmente, nga Xhabija në Rus dhe nga lagjia “Guerile” tek kryqëzimi i ish- Degës së brendshme.
Qytetarët në Shkodër theksojnë që ky vendim është i drejte dhe mund t’i shërbejë.
Ky propozim, është i bazuar edhe në vendimin e Këshillit Bashkiak të vitit 2016-të, ku është përcaktuar edhe çmimi 50 lek për orë
Ndërkohë që parkimi me pagesë është përfshirë edhe për zonën e Shirokës dhe ajo e Velipojës.