Nga java e ardhshme dy qendrat e emigrantëve të ngritura në Shëngjin të Lezhës do të funksionojnë, por gjithçka varet nga ajo që ndodh në Mesdhe dhe nga aktivitetet e trafikantëve.

Të paktën kështu shprehet numri një i Ministrisë së Brendshme Matteo Piantedosi. Këto qendra nuk janë CPR, pra qendra mbajtëse për riatdhesime të dallueshme nga “telat me gjemba”, por “janë qendra të lehta paraburgimi” të ngjashme me ato të pranishme në Porto Empedocle dhe Modica.

Ndërkohë kryeministri shqiptar Edi Rama shprehet se “ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave është diçka që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me qeverinë shqiptare”. Ai thekson se autoritetet shqiptare do të shqetësohen vetëm nëse përfshihemi nga Italia.

“Qendrat e emigrantëve në Shqipëri nuk shqetësojnë qeverinë tonë. Do të shqetësohemi vetëm nëse përfshihemi nga Italia dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar”, shprehet Edi Rama, kryeministri shqiptar që ëndërron anëtarësimin në BE.

Në një intervistë në mediat italiane, Rama shprehet i qetë, ndërsa theskon se ajo që ndodh brenda nuk na shqetëson, pasi është përgjegjësi e palës italiane.

Kryeministri Rama thekson se ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave është diçka që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me qeverinë shqiptare.

Lidhur me vonesat për vënien në funksion të qendrave, Rama shprehet se vonesa të ngjashme ndodhin në më shumë se një rast dhe nuk habisin as miqtë tanë të saktë dhe të mirë gjermanë, këtë e di me siguri.

Por kur pritet të mbërrijnë emigrantët e parë nga Italia në Shqipëri?

Kryeministri thekson se nuk ka ndonjë informacion, pasi janë autoritetet italiane që do të kryejnë shoqërimet në një vend që është nën juridiksionin italian.
“Si gjatë udhëtimit për në kamp ashtu edhe gjatë qëndrimit, nuk ka asnjë ndërthurje me autoritetet tona”, shprehet Rama.

Në vijim, Kryeministri thekson se marrëveshja parashikon që emigrantët nuk mund të largohen nga kampi dhe të udhëtojnë lirshëm në Shqipëri.
“Nëse kjo do të ndodhte, një plan veprimi i miratuar do të vihet në lëvizje: institucionet dhe agjencitë tona të sigurisë dhe drejtësisë kanë punuar ngushtë së bashku për vite me radhë për të luftuar krimin e organizuar.

Do të shqetësohem nëse dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon të ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar. Në të vërtetë, jam shumë i qetë, sepse marrëdhënia mes Italisë dhe Shqipërisë, gjatë këtyre dekadave, më ka mësuar se kur Shqipëria duhet të shqetësohet, nuk është kurrë vetëm.

Falë Italisë, para së gjithash. Dhe pastaj, për ta thënë troç, kur në krye të qeverisë në Itali është dikush është dikush që insiston të përballet gjithmonë, mund të ecësh përpara me besim edhe kundër çdo fatkeqësie të papritur”, thekson Rama.