Është prezantuar sot partia më e re politikë në Shqipëri. “Djathtas 1912” është subjekti politik që ka në krye disa nga figurat e larguara nga Partia Demokratike, si Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Flutura Açka, Seladin Jakupllari, Edvin Kulluri, Agron Kapllanaj, Roland Bejko.
Deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi para mbështetësve Kartën e Parimeve dhe Vlerave. Ai tha se “për ne përfaqësimi sa më i drejtpërdrejtë i sovranitetit popullor në çdo nivel të qeverisjes është jetësimi i lirisë”.
“Vlerat dhe parime që na kanë bërë dhe ua ofrojmë shqiptarëve. U prazantojmë kartën e vlerave dhe parimeve të Djathtas 1912. Ne besojmë në parimet e spektrit të djathtë që ka në thelb liritë e individit”, tha ai.