Shkoder- Policia e Shkodrës ka marrë një denoncim nga një qytetar se mbrëmjen e djeshme 2 persona ende të paidentifikuar i kanë drejtuar një mjet, në dukje armë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 22:30 të 10 tetorit, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës.

“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës. Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna. ” informoi sot policia.

Policia po kryen të gjitha veprimet hetimore por për momentin do të qëndrojë e rezervuar për të dhënë informacion.