Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria do të hapë negociatat për grup kapitullin e parë.
E konfirmon edhe Kryeministri Viktor Orban
Javën e ardhme do të kemi konferëncën ndërmjet BE-së e Shqipërisë e do të hapet grup kapitulli I parë. Dua të përgëzoj Shqipërinë dhe kryeministrin Rama. Jemi krenarë që ky vjen në këtë periudhë kur Hungaria ka presidencën e BE-së.
Kryeministri Edi Rama duke falenderuar Hungarinë për mbështetjen ndaj Shqipërisë tha
Ne kemi parë Hungarinë si shembull e model në administratë që të jetë sa më efikase dhe një shoqëri ku ka mirëqënie. Duam të mësojmë gjithnjë e më shumë nga Hungaria dhe ata që menaxhojnë sektorë të ndryshëm.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot vizitë zyrtare në Hungari ku ndodhet në një deklaratë për median me homologun Orban.