Ish-zëvendëskryeministri i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për protestën e opozitës, e cila do të mbahet pasditen e së hënës.

Braçe komenton deklaratat se, “sot është për jetë a vdekje”. Braçe shkruan se “këta nuk do njeri ti vrasë”, pasi sipas tij, “protestuesit çdo herë i kanë vrarë këta që janë në opozitë”.

“Po i dëgjoj dhe është e paqartë. Kur këta thonë “sot është për Jetë a vdekje”, mund të na thonë se si do vdesin këta?!

Se me thënë të drejtën, këta nuk do kush t’i vrasë; protestuesit çdo herë i kanë vrarë këta, askush tjetër”, shkruan Braçe. (A2 Televizion)