Në hapjen e vitit të ri akademik, Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj ftoi studentët të denoncojnë rastet e mitmarrjes dhe korrupsionit nga pedagogët pas asnjë lloj frike dhe presioni.

Më tej, gjatë fjalës përshëndetëse në ceremoninë zyrtare , rektori Tonin Gjuraj tha se 898 studentë të rinj janë ulur këtë të hënë në auditoret e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Të tjerë studentë pritet të bashkohen gjatë raundit të tretë nga darta 10 – 25 tetor. Gjithsej në 6 fakultetet e Universitetit të Shkodrës janë të regjistruar 5600 studentë.