Ashtu si në gjithë vendin edhe në universitetin e Shkodrës “ Luigj Gurakuqi” nisi viti i ri Akademik 2024-2025. Fakulteti i Ekonomikut me tre degët e saj Financë , Administrim Biznes dhe Menaxhim Turizëm mbetet ndër më të preferuarat nga studëntet
Studentët tregojnë se kanë zgjedhur këtë fakultet, pasi sipas tyre ky fakultet të jep mundësitë, me ofertën akademike për tregun e punës.
Në auditoret e fakultetit Ekonomik do të ulen për herë të parë rreth 120 studentë, të cilët po hyjnë në këtë fazë të rëndësishme të jetës së tyre akademike.