uperliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të diel raundin e tetë. Pas rezultateve të sotme është Partizani që e gjen veten në krye të renditjes me 15 pikë. Me fillim nga ora 19:00, në “Elbasan Arena” Vllaznia dhe AF Elbasani barazuan 0-0, ndërsa në Durrës, Teuta mposhti 3-1 Tiranën.
Në “Elbasan Arena” ishte Vllaznia pritëse që barazoi 0-0 me AF Elbasanin. Për shkak se në “Loro Boriçi” fusha e impiantit po rinovohet, klubet gjetën akordin që Vllaznia të ishte pritëse sot. Dueli pa spektakël në fushë, goditje shtylle (4 nga Vllaznia), anulim të golit me VAR dhe një sfidë që luhej me ritëm. Në fund 0-0 dhe të dyja skuadrat ndanë nga një pikë. E veçanta e këtij dueli ishte se të dyja tifozeritë ultrase, “Tigrat” dhe “Vllaznit” qëndruan në një tribunë, kjo për shkak të miqësisë mes tyre që zgjat me vite.