Jemi mësuar shpesh me skena të turpshme nga stadiumet shqiptare, kjo për shkak të sjelljes së tifozëve dhe dhunës prej tyre.

Këtë herë ultrasit e AF Elbasanit dhe Vllaznisë kanë qëndruar në një tribunë dhe me banderolat përkatëse pranë.Në “Elbasan Arena” Vllaznia dhe AF Elbasani barazuan 0-0, teksa miqësia e ultrasve të dy ekipeve vijon në vite, aq sa tifo-grupet zgjodhën të jepnin një shembull duke qëndruar në një tribunë.