Në sallën e këshillit të Bashkisë Shkodër, është zhvilluar dëgjesa për publikun në lidhje me propozimin që ka nisur për vendosjen e parkimeve me pagesë në qytetin e Shkodrës.
Kryetari i Këshillit të Bashkisë Shkodër ka shpjeguar rëndësinë e këtij diskutimi dhe dëgjese me publikun por edhe efektet positive që kjo inisiativë do të ketë
“Është një projekt-vendim që është diskutuar shumë me ekspertë të ndryshëm, qofta nga ana e specialistëve pranë Bashkisë Shkodër, i cili synon të përmirësojë problemet e trafikut të cilat në një mënyrë apo një tjetër prekin të gjithë qytetarët në Shkodër por jo vetëm. Me urdhër të kryetarit të Bashkisë është ngritur ekipi i punës, i cili është marrë me hartimin e këtij projekt-vendimi, i përbërë nga 7 anëtarë. Është një punë e cila paraqitet sot përballë publikut po në të njëjtën kohë kërkohet mendimi i specialistësve, të cilët mund ta përmirësojnë një projekt-vendim të tillë që të jetë sa më i zbatueshmë nga qytetarët shkodranë. Është një projektvendim që ka përfitues qoftë qytetarët shkodranë, por në të njëtën kohë edhe institucionin e Bashkisë së Shkodrës’ tha Oltion Luli, kryetar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës
Përvec drejtuesve të këshillit të bashkisë, anëtari i grupit të punës Pjerin Lazri, ka dhënë detaje në lidhje me këtë propozim, i cili është I bazuar edhe në vendimin e këshillit bashkiak të vitit 2016-të, ku është përcaktuar edhe cmimi 50 lek për orë.
“Bashkia Shkodër në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë dhe funksioneve të saj ka marrë nismë për caktimin e disa zonave që do të vihen parkingje me pagesë. Ky plan parashikohet të zbatohet në një periudhë 10 vjeçare.
Zonat tarifore me qëllim vendosjen e tarifës së shërbimit të parkimit publik do të përfshijnë akset si më poshtë: Vendondodhjen me ngarkesën më të madhe me ndërveprime intensive financiare tregtare, institucionale apo sociale. Një pjesë e rrjetit rrugor të kësaj zone mban aktivitetin e administratës publike, qendrat e biznesit, bankat, institucionet kulturore, aktivitetin turistik, lokalet, njësitë e shërbimit, pikat kryesore në të cilat janë konstatuar problematika në parkimin e mjeteve, theksoi Lazri.
Ndërkohë që parkimi me pagesë është përfshire edhe për zonën e Shirokës dhe ajo e Velipojës.
Shërbimi i parkimit do të jetë me pagesë:
– Bulevardi Zogu i Parë
Segmenti nga sheshi Parruc deri në sheshin Balshaj krahu i djathtë, si dhe përfshirë një pjesë të shkurtër të krahut të majtë që aktualisht është parkim publik
-Rruga Studenti
Nga Sheshi Parrucë tek Sheshi Demokracia
-Rruga Qemal Draçini
Nga sheshi Demokracia e në vazhdimisi me rrugën Martin Camaj deri në Rus
Rruga Willson
Nga sheshi Nënë Tereza tek sheshi 2 Prilli
– Bulevardi Skënderbeu
Nga Sheshi Nënë Tereza deri tek degëzimi në rrugën e Arrës së Madhe të dy krahët
-Bulevardi Bujar Bishanaku
Segmenti nga sheshi Demokracia tek degëzimi i rrugës Hodo Beg Sokoli
– Vend Parkimi numër 1 në Shirokë
-Vend Parkimi nr 2 në dalje të Shirokës, ku është parashikuar të ndërtohet
-Dy vendparkime në Velipojë