Kjo e shtunë, për politikën lokale të Shkodrës ka qënë e fokusuar në një temë dite, parkimet me pagesë të Shkodrës.

Në fakt zhurma e sotme duhej të ishte bërë një ditë më parë në degjesën e hapur me publikun ku askush nuk këshilltarët e këshillit të bashkisë Shkodër nuk mori pjesë, duke e kaluar në heshtje konsultimin me shkodranët edhe pse janë votuar për ti përfaqësuar ato.

Megjithatë sot, ishte PD që reagoi në një deklaratë për mediat, ku kundërshtoi hapur një proces të tillë duke u ndalur tek varfëria e Shkodrës.

Në pak minuta do të vinte edhe reagimi i selisë rozë në Shkodër, të cilët pohuan rëndësinë e këtij propozimi por edhe dokumentin e paketës fiskale që ky vendim është pranuar herët në Shkodër që në vitin 2016-të.

Cfarë e shkaktoi gjithë këtë diskutim!

Inisiativa të tilla që marrin vemendjen e opinionit publik, ne reagime të shëndosha dhe zgjidhje konkrete i bëjnë mirë Shkodrës, por përdorimi politik i cdo vendimamrrje, largon vemendjen nga ceshtja madje duke e banalizuar atë!

Historia e parkimeve me pagesë, nuk është e re për Shkodrën.

Po ti kthehemi një kërkimi të thjeshtë në google, gjen materiale video dhe dokumente, ku kjo cështje në Shkodër është diskutuar që në vitin 2017-të, me planin e lëvizshmërisë Shkodër, asaj kohe me projekte të mbështetura nga Bashkimi Evropian. Madje asaj kohe Shkodra rënditej në bashkitë e para që po bënte një matje reale të parkimeve në rrugët kryesore të qytetit.

Ai dokument ndodhet ende sot në sirtarët e bashkisë Shkodër.

Foto : Plani i Lëvizjes së Qëndrueshme Urbane Bashkia Shkodër 2017-2025 (draft)

Plani i Lëvizjes së Qëndrueshme Urbane Bashkia Shkodër 2017-2025 (draft)

Më vonë do të ishin edhe titullarë të Bashkisë Shkodër që do të pranonin idenë për parkime me pagesë për qytetin, duke iu referuar edhe modeleve europiane dhe duke e kthyer Shkodrën në të parën bashki që do të incentivonte një nisëm të tillë. As në 2018-ën nuk ndodhi!

https://www.syri.net/sociale/53180/foto-shkodra-qyteti-i-pare-qe-planifikon-parkimet

Megjithatë, ky propozim ka vite që qarkullon ne koridoret dhe zyrat e Bashkisë Shkodër, projekt i cili sot ka marrë vemendjen e duhur, për disiplinimin e parkimeve në Shkodër duke nisur me dy akset kryesore që kanë edhe perqendrimin më të madh të mjeteve!

Plani i Lëvizjes së Qëndrueshme Urbane Bashkia Shkodër 2017-2025 (draft)

Sot ky projekt propozinm, që do të duhet të marrë edhe bekimin e shumicës së këshillit bashkiak, ka në fokus disa elementë të cilat u prezentuan edhe në degjesën me publikun, por politika me siguri nuk kishte kohë të dëgjonte!

Makina që rrinë për ditë të tëra të palëvizura dhe që zënë parkimin ne mes te Shkodrës ka me dhjetra, dhe këtë se mohon asnjë nga këshilltarët, të majtë apo të djathtë!

Kjo eshtë prova e parë, edhe pse gjithsecili është i lirë të jetë skeptik, por të paktën argumentet duhet të jenë në nivel ekspertësh dhe jo të një retorike politike!

Shkodra sot duhet të guxojë të bëjë edhe këtë hap, drejt Shkodrës që i bashkohet qyteteve të tjera të vendit që e kanë bërë një gjë të tillë, pa shumë zhurmë dhe me mirëkuptimin e të gjithëve!