Politika iu ka zënë sytë dhe zhvillimi i Shkodrës i shqetëson nga dita në ditë. Në një kohë kur të gjithë po prisnin të paktën të përshëndetej investimi madhor prej 11 milion euro për segmentin nga harku i Bërdicës tek Ura e Bahçallekut e shumë pritur nga shkodranët, ato sot pa asnjë informacion kërkojnë të krijojnë anomali tek shkodranët duke përmendur parkimin me pagesë në qytet.
Por atë që ka harruar Partia Demokratike, që vetë e ka miratuar, nuk e kanë harruar banorët e Shkodrës.
Për kujtesë, zonjës Shkrela që ka qënë e ftuar ashtu si të gjithë banorët e Shkodrës në konsultimin publik mbajtur ditën e djeshme, i rikujtojmë që vendimi për tarifën prej 50 lek, është miratuar që në vitin 2016-të.
VKB Nr. 10 datë 9.4.2016 dhe VKB Nr.14, dt 28.4.2016 parashikon tarifën për parkimin në vendet e miratuara publike në vlerën përkatëse, në kohën kur Bashkia Shkodër drejtohej nga demokratët.
Bashkëngjitur edhe dokumenti:
E zeza mbi të bardhë, me datë, me kohën kur ato që sot trumbetojnë se janë në mbrotje të shkodranëve e miratuan vetë, ndërkohë që sot Bashkia Shkodër me ndihmën edhe të ekspertëve të huaj po zgjidh ato që u lanë pezull apo nuk u kujdesën fare, qoftë për lëvizshmërinë në Shkodër, qoftë edhe për mungesën e investimeve dhe vizionit për Shkodrën.
Shkodra, sot është kryefjalë e zhvillimeve, të investimeve por edhe vemëndjes që po merr çdo ditë nga donatorë të huaj dhe vendas, ndërkohë që deklarata të tilla tregojnë edhe njëherë tjetër hendekun e madh që kemi ne me ato që e panë Shkodrën vetëm si trofe për t’u zhvatur dhe keqpërdorur për interesa të ngushta personale.