Luçiano Boçi, nënkryetari i Partisë Demokratike njëherësh edhe I deleguar politik për qarkun e Shkodrës ka zhvilluar një takim me strukturat e PD-së së Vau Dejës.
Në hapje të takimit, kryetari I PD-së lokale, Benard Ndreca, tha se situata në të cilën po kalon vendi është e rëndë dhe duhet bashkim i të gjithë demokratëve dhe opozitarëve.
Në këtë takim përshëndeti edhe ish- deputeti I PD-së dhe ish- kryetari I Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, i cili u ndal tek domosdoshmëria e bashkimit e të gjithë demokratëve.
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, u shpreh se bashkimi i demokratëve është shpresë duke pasur përballë një narko regjim si ky i Edi Ramës i cili ka vrarë demokracinë.
Pjesëmarrësit në këtë takim u shprehen se prania në protestën e 7 tetorit nga Vau- Dejësi do jetë massive, ku të gjitha strukturat janë angazhuar për një qëndresë pa kthim deri në realizimin e kërkesave të opozitës.