Një tjetër investim shumë i rëndësishëm pritet të filloj shumë shpejt në Shkodër, bëhet fjalë për një rikonceptimit të plotë të hyrjes së Shkodrës.
Përmes një publikimi në rrejte sociale kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci ka bërë të ditur lajmin rreth këtij projekti.
Ky investim do të japë një kontribut për zgjidhjen e trafikut në hyrje e dalje të Shkodrës gjatë sezonit veror, lidhjen me të shpejtë me Tiranën, Velipojën, Shirokën, Muriqanin dhe Ulqinin.
Autoriteti Rrugor Shqiptar mësohet se ka hapur garën për ndërtimin e urës dhe segmentit rrugor.
Në fillim të vitit 2025 pritet që ky projekt të vihet në zbatim duke i shërbyer jo vetëm qytetit por edhe e gjithë rajonit. Në bashkepunim me Qeverinë Shqiptare këto dy vite po investohen mbi 50 mln euro në territorin e bashkisë për një transformim e kryeqendrës së veriut.