Kryerilindasi i Shkodrës Benet Beci po e dëshmon çdo ditë se si kryebashkiak po bën gjithçka për interes të tij personal, e aspak në interes të qytetareve shkodranë.
Duke e konsideruar Shkodren dhe Shkodranet si nje bankomat për të ngopur orekset e tij dhe te klanit rreth tij, tashme kryerilindasi i Shkodrës po e kthen qytetin në një parking me pagesë.
Këtë po e bën pa dëgjuar mendimin e qytetarëve, por duke organizuar një dëgjesë farsë publike vetem me pjrsmarrjen e administrates e Bashkisë.
Një vendim i tillë pa asnjë konsultim publik, pa asnjë ekspertizë, nuk duhet lejuar të ndodhë.
Shkodra po vuan çdo ditë e më shumë presionin dhe dhunen “, varfërinë e papunësinë, shpopullimin masiv të cilat Rilindja po e mbjell në Shkodër, duke përdorur pushtetin si mekanizem frikësimi.
Vendimi i Bashkiakut Beci që Shkodra të kthehet në një parking me pagesë duhet të ketë reagim sot se neser do jetë vone. Kjo nuk duhet lejuar.
Mosbindja civile dhe përballja me këtë regjim janë e vetmja rrugë që Shkodren tua kthejmë Shkodranëve e mos ta lëmë ne duart e bandave dhe krimit qeveritar.
Prandaj Pwrtia Demokratike dega Shkodër i bën thirrje të gjithë banorëve të Shkodrës që të bëhemi të gjithë bashkë te hënën në orën 18:00 e të marshojmë të gjithë drejt Tiranës, të protestojmë për të ardhmen e Shkodres dhe të Shqipërise, për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë!
Ju faleminderit