Shumica e njerëzeve e shohin sportin si një pjesë të stilit të tyre të jetesës, ndërsa përqëndrohen në një profesion tjetër për të ardhurat dhe karrierën e tyre. I tillë është edhe rasti i këtij 15-vjeçari nga Puka i cili përveçse angazhohet me ekipin e futbollit të Basianis të Bushatit, ka zgjedhur të ndjekë edhe shkollën profesionale për degën veterinari në shkollën e mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat. Ledjo është në klasën e 10-të.

Kur e pyet se kë do të zgjedhë mes sportit dhe profesionit, Ledjo përgjigjet kështu…

Në shkollen profesionale “Ndre Mjeda” aty ku Ledjo studion marrin dije dhjetëra nxënës ne 4 drejtime, siç janë veterinari, teknologji ushqimore, bujqësi dhe ekonomi bujqësore.