Në Njësinë Administrative Rrethina, Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike po punon për pastrimin e kanalit të hidrovorit në Dobraç.
Ky segment rrugor, i quajtuar rruga e “Pompave”, u përfshi nga një prezencë e madhe e ujit pak ditë më parë nga reshjete e shiut që ranë në Shkodër.
Banorët theksojnë se pastrimi i këtij kanali është i nevojshëm, pasi rrezikohen sa herë që ka reshje me itensitet të lartë.
Administratori Gerald Hasa u shpreh se puna për pastrimin e kanaleve do të vijojë në të gjithë njësinë Rrethina.
Kjo ndërhyrje pritet të zgjidhë përfundimisht këtë shqetësim të banorëve dhe të sjellë siguri për komunitetin e kësaj zone.