Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, se e urrejnë opozitën.
Noka tha se kjo bandë hajdutësh dhe narkosi do të kenë opozitën përballë. “Në datën 7, ora 18:00 e gjithë Shqipëria do të jetë në Tiranë, do të kemi mosbindjen civile”, tha Noka.
Noka tha se opozita nuk do të njohë asnjë vendim të Komisionit të Etikës, të cilat i konsideroi si vendime të “narkos”.
“Ta harrojnë këta se mund të intimidojnë deputetët e opozitës. Përballë do të na kenë. Ne jemi përfaqësuesit e popullit opozitar. Mendoni ju vërtet se populli opozitar njeh vendimet e “narkos-it””, tha Noka.
Deklaratat e deputetit demokrat erdhën pas ndërprerjes së mbledhjes së Komisionit të Etikës, si pasojë e tensioneve të krijuara në sallë.
Opozita ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë marrëdhënie institucionale me mazhorancën që pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji.