QKF “Kujtim Alija” çeli zyrtarisht sezonin e ri. Qindra fëmijë pjesëmarrës të shoqëruar nga prindërit e tyre, morën pjesë në ceremoninë simbolike që u zhvillua në mjedis të hapur.

Mbi 40 kurset të larmishme, si edhe aktivitetet argëtuese do t’i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë më shumë botën përreth tyre.

Instruktorë të kurseve janë profesionistë të përkushtuar në edukimin e fëmijëve.

Fëmijët kanë zgjedhur kurset sipas preferencave të tyre.

Muzikë dhe këndim, pikturë dhe kërcim, kurse për instrumente muzikore, mundësi për mësimin e gjuhëve të huaja, aktrim dhe sport janë disa nga kurset e sezonit të ri që ofron QKF “Kujtim Alija”.