Opozita ka bllokuar mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku pritje të ndëshkoheshin 24 deputetët që u përfshinë në akte të dhunshme në seancën e fundit parlamentare.
Mbledhja nisi me tensione pasi demokratët kërkuan që nga mbledhja të përjashtoheshin efektivët e Gardës që ishin prezent në sallë. “Garda jashtë” u shpreh Flamur Noka me tone të ashpra.
Por pas debateve me Klotilda Bushkën, Noka ka shkulur mikrofonin e kryetares së Sekretariatit të Etikës. Debati ka vijuar me tone të ashpra, ndërkohë që Bushka është detyruar të ndërpresë mbledhjen.
Pas përplasjeve dhe të bërtiturave, mbledhja është ndërprerë dhe deputetët kanë dalë nga salla.