Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, një ditë më parë, ka hapur thirrjen për aplikime në Skemën Kombëtare të Investimeve për këtë vit.
Në Shkodër, sipas specialistëve të bujqësisë, interesi ka qënë i vazhdueshëm për të aplikuar veçanërisht në skemen e blerjes së makinerive bujqësore.
Shimaj apelon drejt fermerëve që t’i drejtohen agropikave që të marrin informacionet e duhura.
Aplikimet bëhen me dosje pranë AZHBR dhe kanë afat deri më datën 8 nëntor.