Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi unanimisht në mbledhjen e sotme plenare drejtuesit e 3 zyrave të prokurorive, përmes procedurës së caktimit të përkohshëm.
Mbledhja u zhvillua në prezencë të të gjithë anëtarëve si dhe përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë dhe misioni i asistencës EU4JUSTICE.
Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrirerës, respektivisht, u caktuan të ushtrojnë përkohësisht, për një afat 3-mujor, detyrën e drejtuesit të prokurorisë: Edina Kurti në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Po ashtu, u emërua Albert Murçaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër dhe Kreshnik Ajazi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.