Në Këshillin Bashkiak të Shkodrës jemi votuar për të qënë zëri i qytetareve, që të marrim vendime në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe rritjes së investimeve.

Ndasitë politike, që fatkeqësisht u shfaqen edhe në mbledhjen e sotme nga këshilltarët e opozitës, nuk i shërbejnë Shkodrës dhe qytetarëve të saj, që nga ne presin punë, investime dhe shërbime të vazhdueshme në terren.

Megjithëse u kundërshtuan prej të zgjedhurve demokrat, një lajm i mirë në këtë mbledhje ishte kalimi që i bëmë projekt-vendimit për rritjen e pagave dhe shtimit e numrit të punonjësve për disa drejtori varësie, që merren me shërbimet publike në qytet. Përmirësimi i nivelit të jetesës për punonjësit, paga dhe kushtet e punës dinjitoze janë elemente kyç, që duhet të shkojnë paralel me projektet tona për Shkodrën dhe fatmirësisht ditë pas dite po bëhen realitet i prekshëm!

#KrenarpërShqipërinë
#VetëmPërpara
#SHQIPËRIA2030🇦🇱