Kryeministri Edi Rama do të vendosë ditën e sotme për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit teksa emri i kandidatit do t’i propozohet nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Përflitet se katër kandidatët potencialë për të marrë postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit janë Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena.
Në garën për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit aplikuar 15 kandidatë, por 4 prej tyre konkretisht Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Hajrulla Xhivini dhe Sami Rasha, u përjashtuan, pasi sipas ministrit të Brendshëm nuk plotësonin kriteret sipas ligjit të ri.
Ndërkohë në garë janë 11 kandidatë dhe emri me më shumë pikë do i propozohet Ramës nga Hoxha. Kandidatët në garë:
1-Adriatik Tafçiu
2-Altin Mena
3-Ardian Çipa
4-Gentjan Shehaj
5-Idajet Faskaj
6-Ilir Proda
7-Lutfi Minxhozi
8-Neritan Nallbati
9-Pëllumb Seferi
10-Rebani Jaupi
11-Skënder Hita