Radhë kilometrike deri në 2 km në pikën kufitare të Muriqanit. Makinat janë në pritje në anën e Malit të Zi, për të hyrë në Shqipëri. Shkak është bërë kontrolli me dy sportele nga pala malazeze duke vonuar procedurat. Pra nuk po punohet me procedurë të shpejtuar.
Një dëshmitar që ndodhet atje në pritje për të hyrë në Shqipëri thotë se po procedohet shumë ngadalë, dhe radha e makinave është e gjatë.
“Prej orës 6, jemi tre minuta larg doganës, kemi rreth një orë në trafik e shumë pak kemi lëvizur”.