Një shpërthim me tritol në portën e banesës së Filip Dodajt ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Bushat në Vaun e Dejës.
Një nga fqinjët e Dodajt zhurma e shpërthimit ishte shumë e fortë dhe se e gjithë lagjia kishte dalë jashtë në atë moment. Ai tha më tej se pronari i banesës nuk ka probleme me asnjë, ndërsa kështu kishte deklaruar dhe vetë ai.
“Kam qenë brenda, 8:10 ka qenë ora. Ishte zhurmë e fortë. Menduam se ishte dinamit. Doli e gjithë lagja jashtë. Thamë mos ishte ndonjë bombol gazi, ndonjë cisternë. Filipi nuk ishte në shtëpi. Ndjemë erën pastaj. Filipi nuk ka probleme me asnjë, edhe policia e pyeti. “Nuk kam gjë” i tha. Kamerat janë të banesës së Filipit, se ka frigoriferin e peshkut”, tregoi ai.