Pronari i banesës të cili i vunë tritol në portën e jashtme, Filip Dodaj ka thënë për mediat se nuk ka probleme me asnjë njeri dhe nuk e di se kush mund të jetë autori. Ai tregoi se kamerat kanë fiksuar një persona të maskuar. Dodaj tha se në shtëpi jeton me babain dhe gruan, ndërsa fëmijët i ka jashtë.
“Nuk isha në shtëpi. Është enigmë. Nga kamerat shihet një i maskuar, ka ardhur nga veriu ka hedhur lëndën dhe ka ikur në atë drejtim. Nuk kam pasur asnjë problem me asnjë njeri, kjo është çudia. Nuk kam dyshime. Unë jam punëtor, punoj për një firmë. Në shtëpi jetojmë me babai dhe gruan, fëmijët janë jashtë. Nuk ka lidhje me biznesin”, tha 62-vjeçari Filip Dodaj.