Në platformën e Partisë Socialiste, “Deputeti që Duam”, deri më tani janë bërë 215 aplikime nga të rinj dhe të reja.
Te dhenat jane bere publike nga Kryeministri Edi Rama permes nje postimi ne rrjetet sociale.
Aplikimet për deputet për t’u bërë pjesë e socialistëve janë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Në këto zgjedhje, përmes ndryshime në Kodin Zgjedhor, do të shkohet përmes listave të mbyllura në masën 1/3. Ndërsa 2/3 e listës do të jetë e hapur.
Sa i përket kampit rozë, kryesocialisti Edi Rama e ka bërë të qartë që deputetët e vjetër do të garojnë në lista të hapura. Ndërsa kandidatët që do të jenë të rinj dhe ata që kanë aktualisht deri në 1 mandat deputeti, do të kenë vend të sigurt në listat e mbyllura.