Murale të reja po zbukurojnë Shkodrën. Pas restaurimit të fasadave të pallateve në lagjen “Partizani” në Shkodër, pak ditë më parë ka nisur puna për realizimin e muraleve në disa prej fasadave .
Qytetarët vlerësojnë se vendosja e tyre do ta bëjë zonën më tërheqëse dhe më të shndritshëm për banorët dhe turistët.
Muralet me motive tradicionale janë një prej formave të artit publik që mund të ndikojnë në pamjen e qyteti të Shkodrës dhe janë gjithashtu një mënyrë e mire për të shtuar ngjyrë e kulturë në ambientin e ndërtesave ku po vendosen.
Gazetar: Luan Kadija