Një sasi e vogël me lëndë plasëse ka shpërthyer sot ka në oborrin e një banese në fshatin ‘Dragoç’ të Postribës, Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35, informoi sot policia.
Lënda plasëse është vendosur në portën e jashtme të banesës së 49-vjeçarit Lulëzim Hasaj.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.