nspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vazhduar me shembjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit publik “Rikualifikim i hyrjes së qytetit Shkodër dhe bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës”.
Janë 11 objekte 1 dhe 2 katëshe me funksione të ndryshme, të cilat do të prishen.
Projekti i ri për hyrjen e qytetit të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe mbështetur nga qeveria, synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë multifunksionale dhe rekreative.
Ai përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike për të shijuar pamjet e liqenit, si dhe hapësira për evente dhe koncerte.