Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Lulzim Rakaj, autori i plagosjes së dyfishtë në Malësinë e Madhe.
Pala mbrojtëse ka kërkuar masë ‘arrest në shtëpi’, por kjo gjë nuk është është marrë parasysh nga gjyqtari Albert Keraj.
Ne seancën gjyqësore, Rakaj thotë se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes pasi dyshonte se dy të plagosurit kishin armë.
Ndërsa më tej ka deklaruar se e ka ruajtur Zoti që e ka shpëtuar nga ata ( Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj).
“Më ka fal Zoti”, ka thënë ai .
Rakaj akuzohet se plagosi me armë zjarri më 15 shtator në hyrje të një lokali në Vrakë, Besmir Çofit dhe Avenir Hasanajt. Njëri nga personat mbeti i plagosur rëndë pasi plumbi kapi pjesën e brinjëve, kurse tjetri mbeti i plagosur në këmbë.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se shkak i plagosjes ka qenë një debat për prishjen e pazareve të drogës.