Pensionet do të indeksohen me vetëm 4,1% në muajin tetor. Vendimi është miratuar nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe javën tjetër pritet të miratohet edhe nga qeveria.
Të dhënat tregojnë se inflacioni për mallrat e shportës nga viti 2023 deri më sot ka rezultuar 4,1% dhe për pasojë indeksimi do të jetë në të njëjtën masë.
Në qytet, pensioni mesatar është 18 234 lekë. Me indeksimin 4,1% do të thotë që pensioni do të rritet mesatarisht me 748 lekë. Kështu, për ata që jetojnë në qytet, pensioni nga 1 tetori do të jetë mesatarisht 18 982 lekë. Sa i përket rritjes së pensionit në fshat, rritja do të jetë mesatarisht 453 lekë, duke e bërë që vlera e tij të shkojë në 11 504 lekë.