Ndërhyrja për rikualifikimin e hyrjes së qytetet, ku, që nga dita e djeshme IKMT po ndërhyn për prishjen e ndërtimeve është pritur mirë edhe nga qytetarët shkodranë.
Qytetarët theksojnë se ky investim do ta kthejë në atraktive këtë zonë për turistët e huaj dhe banorët e Shkodrës.
Pas prishjes vullnetare të 11 subjekteve, IKMT do të vijojë prishjen edhe të 10 objekteve, të cilat më parë do të shpronsohen, si dhe 55 baraka në të.
Projekti parashikon jo vetëm transformimin e hyrjes së qytetit, por edhe rikualifikim urban.
Investimi synon krijimin e mjediseve sportive, pistë për biçikleta, pika panoramike mbi liqen, hapësira për aktivitete, një mol të ri që do të plotësojë rrjetin e moleve me ato të Shirokës e Zogajt, si dhe një muze të bukur për historikun e lundrimit në liqen e në lumin Buna.