Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot në Pallatin e Kongreseve drejtuesit politikë të qarqeve të PS si dhe kryebashkiakët e majtë të vendit.

Takimi nis prej orës 14:00 në Pallatin e Kongreseve dhe përfundoi rreth orës 15:20. Burime bëjnë me dije se Rama gjatë fjalës së tij me drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët, u përqëndrua tek vota e diasporës. Rama kërkon angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për të maksimizuar pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhje.

Ky takim u bë në kuadër të organizimit të punëve në terren për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.