682 studentë janë regjistruar gjatë raundit të parë pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Gjuraj ka apeluar drejt maturantëve që të shfrytëzojnë edhe 2 mundësi të tjera që kanë në raundet vijuese
Degët e shkencave shoqërore vijojnë të kenë numrin më të ulët të regjistrimeve.
Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër ofron 30 programe studimi në nivel bachelor. Pas përfundimit të raundit të tretë, rektori Gjuraj bëri me dije se do të ketë një analizë të thelluar dhe vitin e arshshëm pritet ndërhyrje të rëndësishme si në programet e studimit, po ashtu edhe në kurrikulat studimore.