Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e Lul Rakajt, personi i cili plagosi me armë zjarri dy persona në Malësi të Madhe.
Policia thotë se ka vënë në pranga autorin e ngjarjes që ndodhi paraditen e kësaj të diele (15 shtator) në fshatin Vrakë.
Ka qenë ora 09:45 (15 shtator) kur në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë ka ndodhur një konflikt mes tre personave.
Sherri i cili nisi fillimisht verbalisht ka përfunduar në përdorimin e armëve.
Sipas policisë, ka qenë Lul Rakaj, i cili ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të dy personave, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.
Të plagosurit u transportuan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit.