Deputetja Bilali muaj më parë ka përfunduar me vlerësimin “Summa Cum Laude” doktoraturën e saj në shkencat ekonomike, në një nga programet më prestigjoze të Europës.
Së fundmi ka qenë pjesë e ceremonisë së diplomimit, organizuar në një kështjellë të shekullit të XIII në Austri, ku është përzgjedhur për të mbajtur fjalën e nderit në këtë ceremoni ku merrnin pjesë profesorë nga 8 universitete europiane, të diplomuar dhe akademikë nga e gjithë Europa.
Gjatë fjalimit të mbajtur në gjuhën angleze Deputetja Bilali ka treguar mirënjohjen e saj për drejtuesen e programit të doktoraturës duke i thënë “falemnderës”. Përfaqësuese e Shkodrës jo vetëm në Kuvend por edhe në zemër të Europës. Suksese deputete, sa më shumë angazhim ndaj Shkodrës me dijet e përfituara.
https://www.facebook.com/share/CwjesEW2WUBAGkRW/?mibextid=0TepDJ