Teatri “Migjeni” çeli sezonin e ri me komedinë premierë “Krimi është i imi” i regjisores Driada Dervishi.

Spektatorët shijuan interpretimet e aktorëve shkodranë si dhe atyre të Teatrit Kombëtar. Pjesë e kësaj shfaqje ishte edhe mjeshtri i humorit Besnik Çinari.

Duartrokitjeve të publikut iu bashkua edhe kryetari i bashkisë Benet Beci që u ngjit në skenë për t’i falënderuar protagonistët për punën e bërë. Kjo ishte shfaqja e parë për regjisoren Dervishi në Shkodër.

Komedia “Krimi është i imi” do të shfaqet edhe në datat 14 dhe 15 shtator në skenën e teatrit “Migjeni”.