Janë 8.5 milionë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, ose 1.3 milionë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur numri i vizitorëve ishte 7.2 milionë.
Statistikat mbi turizmin u ndanë në profilin e facebook të kryeministrit Edi Rama. Vizitorët e huaj pëfaqësojnë larmishmëri vendesh të origjinës, por gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia.
“ Shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë, ndërsa viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga Alpet deri në sitet e kulturës’ shkruan Rama.
Ndërkohë viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga alpet deri në sitet e kulturës, kalatë historike e qytetet UNESCO, pa harruar ushqimin fantastik që s’ka të krahasuar dhe mikpritjen shqiptare të hotelierëve që na bën krenarë