Parku Arkeologjik i Shkodrës është më i vizituari në vend. Statistikat zyrtare që i referohen 7 muajve të këtij viti me gjasë do ta ruajnë trendin edhe për pjesën e mbetur të vitit. Kalaja “Rozafa” që përbën monumentin kryesor të këtij parku arkeologjik është vizituar deri në ditët e para të shtatorit nga 116 mijë vizitorë ose rreth 30% më shumë se njëjta periudhë e një viti më parë.
Risi këtë vit është numri në rritje i vizitorëve nga Izraeli dhe Lindja e Mesme.
Vitin e kaluar, kalaja “Rozafa” shënoi shifrën rekord të vizitorëve, mbi 125 mijë të tillë, por duket se fundi i vitit do të regjistrojë një tjetër rekord vizitorësh në monumentin kryesor të Parkut Arkeologjik të Shkodrës.