Modelja e njohur, Emina Cunmulaj, ka festuar pak ditë më parë 40-vjetorin e lindjes me një festë të veçantë, të organizuar në një ambient të ngrohtë dhe miqësor.
E rrethuar nga partneri dhe miqtë më të ngushtë, Emina shkëlqeu gjatë gjithë mbrëmjes me elegancën e saj natyrale.
Në mesin e të ftuarve specialë ishin edhe emra të njohur ndërkombëtarë, si këngëtari Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij, modelja Nadia Ferreira, të cilët e bënë festën edhe më të veçantë.
Emina kishte veshur një fustan të zi shumë elegant, që theksonte hijeshinë e saj, ndërsa flokët e drejta dhe buzët e kuqe e plotësonin dukjen e saj klasike dhe tërheqëse.