Nga mbrëmja e kaluar edhe Shkodra si e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë qenë të shoqëruara edhe erë të fortë dhe shkarkime.
Gjatë paraditës së sotme në rrugët e qytetit, si shkak i reshjeve të rëna është krjiuar vështirësi në lëvizje, pasi në disa segmente ka pasur edhe prezencë të shtuar të ujit.
Pas renies së itensitetit te reshjve, uji u largua nga rrugët duke normalizuar situatën e krijuar
Në Shkodër parashikohet që do të ketë shi me shtërgata edhe gjatë fundjavës, gjithashtu edhe java e ardhshme pritet që të jetë e shoqëruar me reshjet e shiut.
Temperaturat kanë pësuar rënie graduale, ku në Shkoder do të shkojnë deri në 14 gradë.