Muzeu i Kështjellës është pjesë e rrjetit të muzeve të Shkodrës. Brenda tij janë të ekspozuara artefakte që përbëjnë dëshmi të banimit të Shkodrës në periudha të ndryshme historike. Një prej tyre është ky Mbishkrim Latin, që u zbulua gjatë një projekti arkeologjik shqiptaro-polak, i nisur në vitin 2011. Ky objekt mbart vlera të rëndësishme historike për Shkodrën e shekujve të parë pas L.K.
Mbishkrimi Latin është i pari i identifikuar vitet e fundit në këtë pellg arkeologjik të qytetit, pasi të tjerët nuk ekzistojnë më prej ndryshimeve gjeodemografike të territorit.
Objekti i ekspozuar është një riprodhim pasi origjinali është i pamundur të vizitohet pasi ndodhet nën ujë.
Vitet e fundit është rritur interesi i vizitorëve për Muzeun e Kështjellës dhe thesaret e saj.