Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar sot (13 Shtator) në lidhje me mosdërgimin e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.
Në të theksohet se është shprehur shqetësimi në raportin e fundit “lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar”.
Reagimi i plotë i Zyrës së BE:
“Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (Janar 2023).
Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ç’ka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur.
Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”.