Ylli Manjani, avokati i Pëllumb Gjokës, i arrestuar nga SPAK, ka reaguar në lidhje me deklaratën e deputetit Gazment Bardhi një ditë më parë në Kuvend.
Ky i fundit tha se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka emëruar drejtorin e Policisë së Shkodrës, ndërsa lexoi disa kode të aplikacionit ‘Sky-ECC’.
Sipas Manjanit, deklarata e Bardhit është e paprecedentë dhe se klienti i tij nuk ka përdorur aplikacion Sky-ECC.
“Ne kemi 14 muaj që jemi në procese gjyqësore, jo për të goditur, por për të nxjerrë të vërteten.
Ta lidhësh një kod të kodit Sky-ECC me Pëllumb Gjokën është kurajo shumë e madhe.
Pëllumb Gjoka ka mohuar të jetë përdorues i përdorimit të Sky-ECC. Nuk ka asnjë gjurmë që të lidhin kodin në Sky-ECC me personin.
Nuk ka asnjë gjurmë që të lidhë kodin në Sky-ECC me personin.
Banesat e Pëllumb Gjokës janë kontrolluar me imtësi. Kemi 14 muaj që po merremi me këtë.
Rast i paprecedentë ajo qe ka deklaruar Gaz Bardhi, i cili është jurist. Pëllumb Gjoka nuk ka patur Skay”- tha Manjani.
“Diku po në të njëjtin përgjim, po ky kod përdor shprehjen “për shpirt të babës”. Këtë ne e përdorim kur baba është i vdekur, Pëllumb Gjoka e ka babën gjallë. Ta lexojë (Bardhi) se e ka aty dhe do binden që nuk është e Pëllumb Gjokës ajo”, vijoi Manjani.