Grida Duma, moderatorja e Top Story, në një rrëfim zbuloi qëndrimin e saj, në zgjedhjet e disa viteve më parë, të humbura nga Partia Demokratike.

E pyetur se si ishte situata në kutitë e votimit në vitin 2015, Duma e quajti krim. Ajo mori si shembull një rast ku sipas saj, “ka shumë momente të votuara dhe të faktuara që në Portin e Durrësit jepeshin me qira kontejnerë për banues që duhet të ktheheshin në votues”.

Moderatorja tregon se doli kundër partisë, kur ata u shprehën se humbja e zgjedhjeve nuk ishte faj i tyre.

“Jam i njëjti person që kur kjo ndodhi dhe gjysma e partisë tha ‘na u vodhën zgjedhjet dhe s’kemi faj’, thashë: Kemi humbur dhe kemi faj, se ne Shqipërinë nuk e njohim sot. Në rast se ne Shqipërinë e njohim, duhet ta pranojmë kështu. Nuk mund të themi para zgjedhjeve ne e njohim dhe do shkojmë dhe pas zgjedhjeve shiko humbëm se nuk e dinin”, u shpreh Grida Duma.

Sipas saj kjo është arsyeja që shqiptarët ‘janë lodhur me opozitën’ dhe se ‘ata kanë problemin a do fitosh apo jo’.