Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë KURUM që po tregtoheshin nga kompania tjetër “Sokolaj” drejt Azisë (Singapor dhe Tajlandë),është sot në qendër të debatit politik në Kuvend.
Kur kapesh si kriminel në shkelje të ligjit nuk përballesh por përpiqesh të shmangesh” tha Badhi.
Kryeministri Edi Rama e quajti: ‘Fletërrufe malinje” interpelancën e PD-së
‘Telenovelë politike, akuza e fantazi për të helmuar popullin shqiptar.Janë vetëm dyshime. S’ka prova e as çertifikime. Por organet tona po hetojnë’ tha Rama.
Ndërkohë seanca e Kuvendit nisi me një kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PD-së të ngrihet komision për të hetuar kush solli ligjin e gardës.
Bardhi akuzon se kreu i gardës Ermal Onuzi ishte i paracaktuar.
“E kishte zgjedhur si investim një oligark që në shkurt 2024. Ngrini komision etike dhe hetoni si erdhi, kush e solli ligjin dhe si u votua ligjin” tha Bardhi.